Gen-D - Kurrikul kodimi elementar


Ideja pas programit "Gen-D – Nurturing a Digital Future" është të kontribuojë në transformimin dixhital në arsim duke krijuar materiale mësimore për programim, të hartuar nga fondacioni Petlja.
Organizatat partnere nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia dhe Serbia do të punojnë në lokalizimin e materialeve të ofruara në mënyrë që të mbështesin dhe përmirësojnë standardet arsimore në vendet e tyre përkatëse.
Fondacioni Petlja është një nga partnerët në projektin e zbatuar nga Propulsion sponsporizuar nga Microsoft përmes programmit Microsoft Philanthropies.

Ekipi i autorëve nga fondacioni Petlja krijoi materiale mësimore interaktive për programim, i ndarë në tre nivele:

● Niveli 1 - Niveli i parë është një prezantim në programimin bllok me ndihmën e Micro:bit, Lego EV, Robotët Mindstorm dhe Minecraft, si dhe materialet gjuhësore të programimit Scratch.

● Niveli 2 - Niveli i dytë paraqet kalimin në programimin tekstual në programimin Python dhe mësimi i grafikave dhe animacion 2D duke përdorur bibliotekën Pygame.

● Niveli 3 - Niveli i tretë i kushtohet analizës dhe paraqitjes së të dhënave duke përdorur Jupyter dhe Python.